Barella kërcënon Liverpoolin: Interi është i çmendur, gjithçka mund të ndodhë

Kundër Salernitanës skenën e vodhën Lautaro Martinez dhe Dzeko, por tek Interi spikati edhe Nicolo Barella, që asistoi argjentinasin në dy raste:

“Jam i kënaqur për Lauti dhe Dzeko, na duheshin disa gola më shumë. Ishte një periudhë e vështirë për mua, por e rëndësishme është që të ndihmoj skuadrën dhe kur nuk ia arrij nervozohem. Kritikat qëndrojnë, nuk kam asnjë përgjigje.

Shpresojmë të kemi dalë nga ky moment i vështirë, si unë edhe skuadra. Kemi humbur disa pikë rrugës në kampionat, por kemi gjithçka në dorë dhe do të mundohemi të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e ardhshme. Na duhej kjo fitorja e fundit, është e kotë ta mohojmë.

Shpresojmë që të jetë vetëm fillimi dhe të bëjmë përmbysjen e madhe në Champions. Mëkat që do të mungoj në Anfield, por Vidal ishte më i miri në fushë ndeshjen e vajtjes. Thonë që Interi është i çmendur, gjithçka mund të ndodhë”, ka përfunduar mesfushori zikaltër. / Oversport.tv