Barella në moment magjik, Interi ka gati kontratën e re dhe shiritin e kapitenit

Nicolo Barella është duke kaluar një moment magjik në karrierën e tij. Pasi është përfshirë në listën e 30 lojtarëve të nominuar për të fituar topin e artë ai ka filluar edhe negociatat për të rinovimin e kontratës me Interin.

Pas fjalëve të Beppe Marotta, i cili tha se së shpejti do të fillojë procedurat për kontratën e re të lojtarit edhe agjenti i Barella ka filluar punën diplomatike me drejtuesit zikaltër për të arritur një marrëveshje që do ti kënaqte të dyja palët. Kontrata aktuale e Barellës skadon në vitin 2024 dhe ai paguhet 2.5 milion euro në sezon.

Barella po shikohet si e tashmja dhe e ardhmja e Interit dhe askush nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij. Kështu, drejtuesit zikaltër po mendojnë ti ofrojnë mesfushorit Italian gati dyfishin e rrogës së tij. Ai do të përfitojë 4 milion euro në sezo plus bonuse. Bashkë me rinovimin, ai pritet të marrë edhe shiritin e kapitenit tek Interi. / oversport.tv