Barella: Objektivi i Interit është titulli, duam yllin e dytë në fanellë

Nicolò Barella i ka idetë e qarta se kush janë objektivat e Interit të tij: “Duam që të mbrojmë titullin që fituam vitin e kaluar, duam yllin e dytë në fanellë. Ky është një kampionat i gjatë, shumë i vështirë dhe i luftuar.

Por ne jemi Interi dhe duam që të fitojmë, kjo është historia e këtij klubi. Viti i kaluar ishte shumë i bukur, intensiv dhe i vështirë. Por gjithçka nisi nga finalja e humbur në Europa League një sezon më parë, nga aty nisi e gjithë puna”, ka thënë mesfushori zikaltër.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Barella, që ka ndërhyrë përmes një lidhjeje direkte në Gazzetta Sports Awards 2021, ka folur edhe për kombëtaren italiane që në mars do të luajë ndeshjet e Play off-it për të tentuar kualifikimin në Katar 2022:

“Të kualifikohemi dhe të luajmë në Botëror do të ishte diçka shumë e bukur, por ka një pengesë, në fakt dy pengesa për tu kaluar. Ne do të japim maksimumin që të arrijmë këtë objektiv”, ka përfunduar Barella. / Oversport.tv