Barella zbulon idhullin e tij: Brozovic? Nuk më lë kurrë të qetë

Mesfushori i Interit, Nicolo Barella i është përgjigjur disa pyetjeve që fansat e tij në Instagram kanë bërë për italianin. Ai u ndal tek idhulli i tij, goli më i bukur që ka shënuar, si dhe raporti që ka me shokun tjetër të repartit, Marcelo Brozovic.

Idhulli- “Idhulli im është Stankovic. Më ka pëlqyer shumë si lojtar dhe jam përpjekur gjithmonë të marr më të mirën prej tij. Përpiqem të bëj mirë siç bëri ai me Interin”.

Goli më i bukur- “Mendoj se është ai kundër Fiorentinës në Kupën e Italisë sepse ishte shumë i vështirë në aspektin e koordinimit. Jam i lumtur që topi shkoi në rrjetë”

Brozovic- “Ne jemi dy njerëz të drejtpërdrejtë, të sinqertë. Kështu që na pëlqen të jemi bashkë, të qeshim, të bëjmë shaka dhe të argëtohemi. Ai thjesht nuk më lë kurrë të qetë”. /oversport.tv