Bartomeu sulmon Laportën: Gabim që e la Messin të largohej

Pas shumë kohësh në heshtje, rishfaqet Josep Maria Bartomeu. Ish-presidenti i Barcelonës ka folur për disa media katalanase dhe ka thumbuar Joan Laportën për largimin e Leo Messit.

Sipas tij, kjo gjë nuk duhet të ndodhte dhe ishte një vendim shumë i gabuar. “Nuk duhet ta largonin Leo Messin. M’u duk një vendim shumë i gabuar. Të luash pa të në skuadër, do të thotë të ndryshosh shumë gjëra.

Unë kur isha president nuk doja që Messi të largohej dhe bëra gjithçka për ta mbajtur në ekip”, tha ai. Tingëllon çuditshëm, sepse një nga arsyet pse “Pleshti” iku nga katalanasit ishte keqmenaxhimi i situatës prej Bartomeut.

Ky i fundit foli edhe për trajnerin Koeman. “Është i zoti. I duhet pak kohë për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe kompetitive”, përfundoi ai. /Oversport.tv