Basket: Skuadrat ruse pezullohen nga Euroliga dhe EuroCup

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka pasoja edhe në botën e sportit. Tashmë është Euroliga e Basketbollit që pezullon skuadrat ruse nga eventet e saj.

“Komiteti ekzekutiv i aksionarëve të Eurolegue Commercial Assets (ECA), që u mblodh këtë të hënë në një takim online, ka marrë këto vendime si pasojë e luftës në Ukrainë:

  1. Të pezullojë pjesëmarrjen e skuadrave të Federatës Ruse në EuroLeague Turkish Airlines (CSKA Mosca, UNICS Kazan, Zenit) dhe nga EuroCup 7DAYS (Lokomotiv Kuban Krasnodar).
  2. Euroliga e basketbollit do të monitorojë vazhdimisht zhvillimin e ngjarjeve. Nëse situata nuk do të përmirësohet, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër skuadrave ruse do të anulohen.

Euroliga e Basketbollit dhe klubet e saj theksojnë nevojën për paqe dhe dënojnë çdo akt dhune apo lufte”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Euroligës së Basketbollit. / Oversport.tv

Foto: Turkish Airlines EuroLeague Twitter