Basketboll, Tirana fiton Kupën e Shqipërisë mes spektaklit të tifozëve

Tirana e meshkujve në basketboll është ajo që sjell trofeun e parë në kryeqytet për klubin bardheblu. Skuadra e ish basketbollistit të njohur Erkand Karaj është kampione e Kupës së Shqipërisë. Përmes një atmosfere të jashtëzakonshme dhe një Farie Hoti të mbushur si kurrë më parë, mbi të gjitha me mbështetjen e Fanatics, Tirana mposhti 77-63 një rival të denjë si Vllaznia.

Bardheblutë e nisën ndeshjen mirë duke kryesuar në periodën e parë por e mbyllën gjysmën e parë të lojës në disanatazh. Përmbysja erdhi në periodën e tretë, falë saktësisë në goditjet për 3 pikë të Voglit, Hysës, topave në tabelë të Hamatit dhe Hysenagollit por edhe organizimit të shkëlqyer të amerikanit Clark.

Në të katërtën Tirana thellon dhe më shumë epërsinë dhe nis festën shumë sekonda përpara gongut final. Kapiteni Vogli ngriti përpara tifozerisë bardheblutë trofeun e parë të vitit dhe të dytin sezonal ndërsa tani skuadra e Karajitvprenotojnë edhe titullin kampion.

Merkato më e bujshme e të gjitha kohërave dhe investimi i madh në infrastrukturë sjell menjëherë frytet për klubin shumësportësh Tirana që tani kërkon sukseset edhe te volejbolli i meshkujve dhe femrave. /oversport.tv