Gabriel Omar Batistuta, legjenda e skuadrës së Fiorentinës, ka mbërritur në Firenze. Ka qenë kryebashkiaku i qytetit Dario Nardella ai që ka publikuar një video në Instagram së bashku me “Mbretin luan”.
“Jam në shtëpi. Si e shoh ndeshjen e nesërme? Nesër gjithçka do të shkojë mirë, jam besim plotë.
Luajmë kundër një skuadre normale, nuk është se po luajmë kundër ndonjë rivali të madh”, ka thënë argjentinasi, duke iu referuar gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Juventusit që do të luhet nesër në orën 21:00. / Oversport.tv
Foto: ACF Fiorentina Facebook
View this post on Instagram