Bavaria “mbyll” stadiumet, sfida Bayern–Barca rrezikon të luhet pa tifozë

Më shumë mundësi sfida Bayern Mynih-Barcelona, që do të zhvillohet javës tjetër në Champions League, do të luhet pa praninë e tifozëve. Guvernatori i Bavarisë ka deklaruar se do të kërkojë “të mbyllen dyert për të gjitha eventet sportive, për shkak të emergjencës Covid në Gjermani”.

Vendi po përballet me një numër të lartë infektimesh, prandaj kërkohet që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Guvernatori Markus Soder ka deklaruar se Landi i tij do tu ndalojë tifozëve pjesëmarrjen në ndeshje, megjithëse nuk ka një marrëveshje për ta bërë në nivel ndërkombëtar.

Soder nuk ka caktuar një datë të saktë se kur do të hyjnë në fuqi këto masa. Ndeshja e ardhshme në shtëpi e Bayernit të Mynihut është pikërisht sfida kundër Barcelonës, që do të luhet në 8 dhjetor. / Oversport.tv