Bayern dhe Dortmund bëjnë detyrën, surpriza Freiburg fluturon ende pa humbje

Janë mbyllur ndeshjet e drekës në javën e nëntë të Bundesliga me Bayern Munich dhe Dortmund që bëjnë detyrën duke mundur respektivisht Hoffenheim dhe Arminia Bielefeld.

Bavarezët fituan me rezultatin 4-0 në një ndeshje të dominuar totalisht prej tyre. Gnabry hapi siparin e golave duke e çuar rezultatin në 1-0. Më pas ishte i përhershmi Lewandowski që shënoi një gol mjaft të bukur nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë ishin dy lojtarët e ardhur nga pankina që realizuan golat e tjerë. Choupo-Moting i çoi shifrat në 3-0. Një pasim i mirë i Upamecano, gjeti të lirë Kingsley Coman që mposhti portierin kundërshtar duke e vulosur edhe rezultatin e ndeshjes në 4-0.

Dortmund mundi në fushë kundërshtare Arminia Bielefeld me rezultatin 3-1. Festën e nisi Emre Can që shënoi nga 11-metërshi. Më pas ishte Hummels që shfrytëzoi një trazirë në zonën kundërshtare duke e çuar topin në rrjetë dhe rezultatin në 2-0. Për të thelluar edhe më shumë rezultatin mendoi talenti Bellingham që i vetëm për vetëm me portierin ruajti qetësinë dhe shënoi golin e tretë dhe të sigurisë. Megjithatë, vendasin shënuan golin e nderit me Klos në fundin e takimit për të vulosur rezultatin final në 3-1.

Fitore kanë arritur edhe RB Leipzig kundër Geruther Furth me rezultatin 4-1. Pjesa e parë përfundoi në avantazh të miqve, por ata nuk mund ta ndalnin dot furinë e Leipzig në pjesën e dytë. Golin e barazimit e shënoi Poulsen ndërkohë që Forsberg kaloi vendasit në avantazh me anë të një 11-metërshi. Ishin Szoboszlai dhe Novoa Ramos ata që i dhanë goditjen finale ekipit të Greuther Furth duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-1.

Freiburg vazhdonë ecurinë pozitive duke u ngjitur në vendin e tretë pas fitores në fushë kundërshtare kundër Wolfsburg. Golat e Lienhart dhe Holer mjaftuan për miqtë për t’u kthyer në shtëpi me tre pikë të plota. /oversport.tv

 

 

BUNDESLIGA – JAVA E 9-TË
BAYERN MUNICH-HOFFENHEIM 4-0
Shënues:
Gnabry 16’, Lewandowski 30’, Choupo-Moting 82’, Coman 87’

ARMINIA BIELEFELD-BORUSSIA DORTMUND 3-1
Shënues:
Can (pen) 31’, Hummels 45’, Bellingham 73’ / Klos 87’

RB LEIPZIG-GREUTHER FURTH 4-1
Shënues:
Poulsen 47’, Forsberg 52’,  Szoboszlai 65’ Novoa Ramos 88’ /Hrgota (pen) 45’

WOLFSBURG-FREIBURG 0-2
Shënues:
Lienhart 27’, Holer 68’

HERTHA BERLIN-BORUSSIA MONCHENGLADBACH 1-0
Shënues:
Richter 40’