Corentin Tolisso do të largohet në korrik nga Bayern Munich, pasi i përfundon kontrata. Mesfushori francez ka qenë i pafat, për shkak të dëmtimeve që e kanë penalizuar shpesh.
Tolisso u ble nga kampionët e Gjermanisë para katër vitesh për 42 milion dhe palët nuk do të nënshkruajnë një kontratë të re.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se për shërbimet e mesfushorit 27-vjeçar interesohen disa klube të mëdha.
Interi është një prej klubeve më të lakuara për Tolisso, kurse në LaLiga përmendet Atletico Madrid. Mes kandidatëve është edhe PSG. / oversport.tv