Bayern gjen zëvendësuesin e Neuer, pritet vetëm zyrtarizimi i veteranit zviceran

Bayern Munich duket se ka gjetur zëvendësuesin e Manuel Neuer, i cili ka humbur sezonin e tij për shkak të një dëmtimi. Portieri i Borussia Moenchengladbach, Yann Sommer, është shumë pranë kampionëve të Gjermanisë.

Kështu ka raportuar dhe gazetari italian, Fabrizio Romano. Ai është shprehur se Bayern dhe Gladbach kanë arritur një marrëveshje mes palëve për transferimin e gardianit zviceran. Sommer do të nënshkruajë me bavarezët një kontratë të vlefshme deri në qershor të 2025.

Kampionët e Gjermanisë do të paguajnë për veteranin 8 milionë euro plus 1.5 bonuse. 34-vjeçari do të largohet nga Borussia Moenchengladbach pas 8 viteve eksperiencë, për të provuar aventurën e re në Mynih. /oversport.tv

Foto: Borussia Mönchengladbach, Facebook