Bayern i pamëshirshëm ndaj Leipzig, Chelsea me Lukakun është super

Bayern Munich dhe Chelsea nuk kanë falur. Bavarezët mposhtën RB Leipzig me rezultatin 4-1 në transfertë dhe si zakonisht mes shënuesve nuk mungoi goleadori Robert Lewandowski, i cili e zhbllokoi ndeshjen pas ekzekutimit të saktë të një penallti.

Në fillimin të pjesës së dytë Sane dhe Musiala nuk falën, duke shënuar dy gola të tjerë dhe duke i dhënë fund praktikisht ndeshjes. Gjithsesi RB Leipzig u mungua të reagonte dhe Laimer realizoi një gol fantastik. Në shtesa  Choupo-Mouting plotësoi “pokerin” për bavarezët.

Në Angli Chelsea likuidoi 3-0 skuadrën e Aston Villa. Romelu Lukaku shkëlqeu në fushën e blertë, duke shënuar golin e parë dhe të tretë. Belgu po kalon një formë shumë të mirë, ndërkohë që në këtë duel realizoi edhe Mateo Kovacic. / oversport.tv