Bayern i tregon muskujt Barcelonës, Juventusi dhe Chelsea nuk falin në Champions

Bayern Munich ka treguar edhe një herë forcën kundër Barcelonës, duke fituar me rezultatin 3-0 në “Camp Nou”. Me të njëjtat shifra ka triumfuar edhe Juventusi ndaj Malmo, ndërsa kampionët në fuqi të Chelsea janë mjaftuar me një gol ndaj Zenit.

Për londinezët e shënoi golin e fitores Romelu Lukaku, i cili po tregon nga java në javë që ia ka vlejtur investimi i bërë. Për t’u rikthyer te Bayern, protagonist ishte Thomas Muller që zhbllokoi ndeshjen, kurse Robert Lewandowski në pjesën e dytë realizoi dygolësh.

Juventusi, që në kampionatin italian ka vuajtur duke marrë një pikë në tre javë, i mbylli llogaritë me suedezët e Malmo që në pjesën e parë. Alex Sandro realizoi golin e parë, për t’i lënë radhën Dybala (me penallti) dhe Morata.

Tre ndeshjet e tjera të mbremjës u mbyll në barazim. Dynamo Kyiv-Benfica dhe Lille-Ëolfsburg përfunduan 0-0, me dy skuadrat vendase që panë t’u anulohej nga një gol me VAR.

Villareal-Atalanta ishte ndeshje emocionuese, që u mbyll me rezultatin 2-2. Italianët shënuan që në minutën e gjashtë me Freuler, ndërsa për spanjollët u kundërpërgjigj Trigueros.

Danjuma në pjesën e dytë e kaloi Villareal në epërsi, por që zgjati vetëm 10 minuta. Gosens vendosi baraspeshën dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë pas 90 minutave lojë. / oversport.tv

https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1437884252830507011?s=20