Bayern kërkon të përforcojë mesfushën, hedh sytë nga ylli i Napolit

Bayern Munich është vënë në lëvizje për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Me largimin pothuajse të sigurt të Sabitzer, bavarezët kërkojnë të gjejnë një zëvendësues për mesfushën. Sipas asaj që raporton Repubblica, emri i parë në listë vjen nga Serie A.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski. Polaku është duke shkëlqyer në drejtimin e Luciano Spallettit dhe është vënë në shënjestrën e Julian Nagelsmann. Ai e konsideron mesfushorin një lojtar të përshtatshëm për skemat e tij.

Gjermanët sakaq kanë kërkuar informacione për lojtarin edhe te Napoli. Ata duan të dinë mundësitë që kanë për të veshur Zielinskin me fanellën e Bayern. Megjithatë, gjithçka varet edhe nga gatishmëria e Bayernit për të shpenzuar një shumë të madhe për polakun. /oversport.tv