Bayern Munich tregohet i pamëshirshëm kundër Dynamo Kyiv, ndërsa Barcelona është katastrofë në Champions League. Bavarezët triumfuan 5-0 ndaj skuadrës ukrainase dhe si zakonisht nuk mungoi në “apelin” e golave Robert Lewandowski.
Polaku shënoi dy herë për 15 minuta, të parin me penallti dhe Bayern shkoi në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dy golave. Në të dytën Gnabry dhe Sane, me një gjuajtje kros, plotësuan “pokerin”, ndërsa në fund edhe Choupo-Moting e ndëshkoi skuadrën e Dynamo Kyiv.
Për Barcelonën humbjet 0-3 në Champions League janë në modë, pasi me të njëjtat shifrat i mposhti edhe Benfica sonte. Nunez i ndëshkoi katalanasit që në minutën e tretë, ndërkohë që shënoi edhe golin e tretë pasi më parë edhe Silva kishte shënuar në portën e skuadrës së Koeman.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
GRUPI E
Bayern Munich-Dynamo Kyiv 5-0
Shënues: Lewandowski (pen.) 12’, 27’, Gnabry 68’, Sane 75’, Choupo-Moting 87’
Benfica-Barcelona 3-0
Shënues: Nunez 3’, (pen.) 80’, Silva 69’
Salzburg në grupin G ka marrë kryesimin e grupit me 4 pikë, pasi sot mposhti Lille me rezultatin 2-1. Adeyemi nuk fali dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, kurse Yilmaz me perlën e tij nga goditja e dënimit nuk ia ndryshoi dot fatin ndeshjes.
Sevilla ka shmangur humbjen në Gjermani, pasi doli 1-1 ndaj Wolfsburg që kishte shënuar para me anë të Steffen. Një penallti në minutat e fundit u kthye në gol nga Rakitic dhe ata që kanë dalë të zhgënjyer nga fusha ishin të besuarit e Van Bommel.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Grupi G
Salzburg-Lille 2-1
Shënues: Adeyemi (pen.) 31’, (pen.) 53’ / Yilmaz 62’
Wolfsburg-Sevilla 1-1
Shënues: Steffen 49’ / Rakitic (pen.) 87’
/ oversport.tv