Kampionët në fuqi të Bundesliga po konsiderojnë një lëvizje për transferimin e mbrojtësit të Chelsea, Antonio Rudiger.
Bavarezët janë klubi i fundit i interesuar për ta transferuar gjermanin nga sezoni i ardhshëm, pas Paris Saint Germain dhe Real Madrid.
Siç raportohet nga Goal, klubi gjerman po monitoron situatën e tij te londinezët dhe mund të tentojë ofertën drejt klubit anglez.
Julian Nagelsmann e konsideron Rudiger si zëvendësuesin ideal të Niclas Sule, i cili mund të largohet nga “Allianz Arena” verën e ardhshme.
Nga ana tjetër trajneri i Chelsea, Thomas Thuchel, nuk kërkon të privohet nga shërbimet e tij dhe shton se e ka lojtar kyç në skuadrën e tij. / oversport.tv