Bayern Munich gati për “çmendurinë”, do rekordin e ri me talentin e Barçës

Pedri është i përzgjedhuri i Bayern Munich për të vendosur rekordin e ri të transferimeve në klubin kampion të Gjermanisë.

AS shkruan se bavarezët duan ta transferojnë mesfushorin që ka fituar ditën e sotme edhe “Golden Boy”.

Pedri ka nënshkruar me Barcelonën kontratën e re së fundmi dhe ka një klauzolë të çmendur, 1 miliard euro.

Gjithsesi kjo shifër është vënë për të trembur klubet e tjera, pasi realisht katalanasit kanë nevojë për para në këto momente dhe për ofertën e duhur edhe mund të heqin dorë nga talenti i tyre.

Bayern Munich është gati të thyejë rekordin prej 80 milion eurosh, që e paguan për Lucas Hernandez te Atletico Madrid dy vite më parë. / oversport.tv