Bayern Munich: Katër lojtarë kalojnë Covid-19, Sule mbetet ende pozitiv

Është qetësuar situata në ambientin e Bayern Munich pas rezultateve të fundit nga testet Covid-19. Sipas asaj që raporton Sky Sports DE, nga pesë lojtarët e infektuar me coronavirus, katër prej tyre kanë rezultuar negativ.

Kështu, Julian Nagelsmann do të rigjejë në ekip Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala të cilët u negativizuan nga infeksioni. Ata mund të jenë të gatshëm në sfidën ndaj Augsburgut që Bayerni do të luaj të premten.

Ndërkohë, i vetmi lojtar që mbetet ende pozitiv është mbrojtësi Niklas Sule. Edhe pse i vaksinuar, ai rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 dhe ende nuk është rikuperuar. Ai duhet të vazhdojë ende karantinën dhe mungesa e tij ndaj Augsburg konsiderohet si e sigurt. /oversport.tv