Bayern Munich likuidon me “poker” Union Berlin, hap fals i Freiburg

Bayern Munich rikthehet te fitoret dhe e bën me rezultatin 4-0 kundër Union Berlin. Skuadra e Nagelsmann e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Kingsley Coman e zhbllokoi ndeshjen e në minutën e 16-të, ndërsa dhjetë minuta më pas një tjetër francez gjeti rrugën e rrjetës. Nianzou gjeti rrugën e rrjetës dhe më pas e mori skenën Lewandowski.

Polaku në fundin e pjesës së parë realizoi me penallti, ndërkohë që e nisi edhe pjesën e dytë me gol. 4-0 dhe aty Bayern u ndal, duke shkuar 7 pikë para Borussia Dortmund që duhet të zhvillojë ndeshjen e saj të kësaj jave.

Freiburg ka ngecur në transfertë kundër Greuther Furth të vendit të fundit, duke lënë dy pikë që mund t’i kushtojnë shumë për zonën Champions. Rikthehet te fitorja Hertha Berlinn, madje e mposht Hoffenheim me rezultatin 3-0 dhe shpreson të qëndrojë në Bundesliga.

Stark, Belfodil dhe Tousart ishin autorët e golave. Fitore me katër gola regjistroi Mainz, që mposhti Arminia Bielefeld. Burkardt shënoi që në minutën e parë, ndërkohë që më pas u akorduan tre penallti, të realizuara nga Niakhate, Ingvartsen dhe shënuesi i golit të parë.

Stuttgart fitoi një duel mbijetese kundër Augsburg, me rezultatin 3-2. Miqtë kaluan në epërsi të parë me Hahn në minutën e gjashtë, kurse Anton barazoi në fundin e pjesës së parë. Në shtesë u shënua një tjetër gol, teksa Gregoritsch kaloi sërish Augsburg në avantazh. Marmoush dhe Tiago përmysën gjithçka në pjesë e dytë dhe i dhanë fitoren skuadrës së Stuttgart. / oversport.tv

Foto: Fc Bayern Munchen, Twitter