Bayern Munich me 5 yje në Champions League, Ansu Fati nderon Barcelonën

Bayern Munich dhe Barcelona kanë festuar, pas fitoreve të arritura në Champions League. Bavarezët mposhtën 5-2 skuadrën e Benfica dhe sigurojnë kalimin e fazës së grupeve, si dhe i dhanë një dorë katalanasve.

Gjermanët e zhbllokuan ndeshjen me Lewandowski, autor i tre golave dhe i një penallti që nuk e ktheu në gol në shtesën e pjesës së parë. Për bavarezët emrin në listën e golashënuesve e shkruan edhe Gnabry e Sane, kurse për portugezët realizuan Morato dhe Nunez.

Barcelona është ngjitur në vendin e dytë, pasi e ka mposhtur Dynamo Kyiv me një gol të Ansu Fati dhe kështu i ka të gjithë mundësitë të kualifikohet në raundin tjetër të Champions League.

Interesante gara në grupin G, ku Lille mposhti ekipin e Sevilla në Spanjë. Ocampos kaloi në epërsi ekipin nga Andaluzia, ndërsa David me penallti barazoi e Ikone në fillim të pjesës së dytë realizoi golin me vlerën e tre pikëve.

Lille shkon në kuotën e 5 pikëve, sa Ëolfsburg dhe ndjekin RB Salzburg që ka shtatë pikë. Edhe Sevilla që ka tre pikë është në lojë për t’u kualifikuar kur kanë mbetur dy ndeshje në fazën e grupeve.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

GRUPI E
Bayern Munich-Benfica 5-2
Shënues:
Lewandowski 26’, 61’, 84’, Gnabry 32’, Sane 49’/ Morato 38’, Nunez 74’
Dynamo Kyiv-Barcelona 0-1
Shënues: Fati 70’

GRUPI G
Sevilla-Lille 1-2
Shënues:
Ocampos 15’ / David (pen.) 43’, Ikone 51’
*Wolfsburg-Salzburg 2-1

*Ndeshje e luajtur në orën 18:45

/ oversport.tv