Bayern Munich nuk humb kohë, “blindon” me kontratë të re Stanisic

Bayern Munich nuk ka humbur kohë dhe ka rinovuar me një nga lojtarët e rritur në akademinë e tyre. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Josip Stanicic, ka firmosur një kontratë të re.

Aktualja i përfundonte më 30 qershor 2023, ndërsa tani kroati do të jetë i kampionëve të Gjermanisë deri më 30 qershor 2025. Stanicic te Bayern mbërriti në vitin 2017 dhe tani ka arritur të bëhet edhe pjesë e Kroacisë.

Pasi ka nënshkruar, 21-vjeccari ka deklaruar: “Doja të falënderoja klubin për besimin që më është treguar. Do përpiqem të vazhdoj njëlloj si në muajt e fundit dhe nuk dua të humb asnjë sekondë për të punuar.

Dua të ndihmoj ekipin sa më shumë që të mundem, në mënyrë që paraqitjet e mia sa më të mira të mund ta ndihmojnë ekipin të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur”. / oversport.tv