Bayern qëndron i vetëm në krye, viktima e radhës është Eintracht Frankfurt

Leroy Sane është heroi i Bayernit në javën e 24-t të Bundesligës pasi goli i tij i dha tre pikët në transfertën e vështirë kundër Eintracht Frankfurt. Ekipi i Nagelsmann fitoi kështu me rezultatin minimal 1-0, ndërsa thellojnë diferencën me vendin e dytë në 9 pikë, por me një ndeshje më shumë.

Një ndeshje shumë e mirë e zhvilluar nga bavarezët që i mungoi vetëm fati në pjesën e parë. Shumë tentativa në portën kundërshtare, por në asnjë rast nuk ia dolën dot ta çonin topin në rrjetë.

Megjithatë, për të zhbllokuar rezultatin mendoi Leroy Sane në pjesën e dytë. Ai shënoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 71 duke i dhënë edhe tre pikët bavarezve.

Kështu, Bayern ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe qëndron i pashqetësuar nga Dortmund i vendit të dytë. Nga ana tjetër, kjo është humbja e tretë në radhë për Eintracht Frankfurt që humbet shumë terren në luftën për një vend në Europë. Ata qëndrojnë në vendin e 10-të në kuotën e 31 pikëve. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 24
Eintracht Frankfurt – Bayern Munich 0-1
Shënues:
Sane 71’

Foto: FC Bayern Munchen Twitter