Bayern reagon pas turpit në kupë, Dortmund dhe Freiburg e ndjekin nga pas

Bayer Munich ka dhënë përgjigjen e duhur pas turpërimit që i ndodhi në kupë nga Monchengladbach. Ekipi i Nagelsmann mposhti Union Berlin me rezultatin 5-2 në shtëpinë e këtyre të fundit. Siparin e golave e hapi i zakonshmi Robert Lewandowski që shënoi një dygolësh që në pjesën e parë të takimit. Më pas do të ishte Leroy Sane që do të thellonte edhe më shumë rezultatin ndërkohë që Giesselmann shënoi pak minuta më vonë për të mbyllur rezultatin e pjesës së parë në 3-1.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Bayern që gjeti rrugën e rrjetës i pari me anë të Coeman. Sulmuesi francez shënoi pas një aksioni personal, por pak minuta më vonë do të ishte Ryerson i vendasve që e çoi rezultatin në 4-2. Për të vulosur gjithçka mendoi Muller që regjistroi rezultatin final 5-2 në tabelë.

Tek fitorja janë ndalur edhe dy ekipet që i ndjekin kryesuesit, Borussia Dortmund dhe Freiburg. Dortmundi mposhti Kolnin me rezultatin e pastër 2-0. Golat e Hazard dhe Tigges mjaftuan për të besuarit e Marco Rose që të dilnin me tre pikët nga kjo sfidë. Ndërkohë, Freiburg ka mposhtur Greuther Furth me rezultatin 3-1, duke mbajtur vendin e tretë në renditjen e përgjithshme. Goli i Leweling nuk mjaftoi për miqtë që pësuan tre gola nga Hofler, Grifo si dhe një autogol nga Asta.

Leverkuseni i vendit të katërt është mposhtur në shtëpi nga Ëolfsburg. Golat e Nmecha dhe Arnold mjaftuan për miqtë që dolën me tre pikë nga transferta e vështirë. Po në fushë kundërshtare, Mainz mposhti Arminia Bielefeld me rezultatin 2-1.  Golit të Laursen ju përgjigjën Lee Jae-Sung dhe Burkardt duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit në 2-1. /oversport.t

BUNDESLIGA-JAVA E 10-TË
UNION BERLIN-BAYERN MUNICH 2-5
Shënues:
Lewandowski (pen) 15’, 23’, Sane 35’, Coman 61’, Muller 79’/ Giesselmann 43’, Ryerson 65’

BORUSSIA DORTMUND-KOLN 2-0
Shënues:
Hazard 40’, Tigges 64’

BAYER LEVERKUSEN-WOLFSBURG 0-2
Shënues:
Nmecha 48’, Arnold 51’

FREIBURG-GREUTHER FURTH 3-1
Shënues:
Asta (autogol) 20’, Hofler 39’, Grifo 78’/ Leweling 74’

ARMINIA BIELEFELD-MAINZ 1-2
Shënues:
Lee Jae-Sung 25’, Burkardt 69’/ Laursen 42’