Bayern rimerr kreun, bën detyrën ndaj Arminia Bielefeld  

Bayern Munich është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e fundit nga Augsburg. Ekipi i Naglesmann mposhti me rezultatin minimal 1-0, Arminia Bielefeld.

Në pjesën e parë, bavarezët provuan gjithçka për të gjetur rrugën e rrjetës, por pa mundur dot të realizojnë. Rastet e pastra të Lewandowski dhe Muller nuk depërtuan dot murin e vendosur nga mbrojtja e Arminias dhe vetë portieri.

Megjithatë, gjithçka u zhbllokua në pjesën e dytë nga Leroy Sane. Një pasim i Muller e vendosi Sane në limitet e zonës dhe me një super goditje gjeti trekëndëshin e portës. Kështu, Bayern Munich rikthehet në krye të renditjes me 31 pikë, një më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Borussia Dortmund. /oversport.tv

BUNDESLIGA – JAVA E 13-TË
BAYERN MUNICH-
ARMINIA BIELEFELD 1-0
Shënues:
Sane 71’