Bayern rimerr kreun, festival golash ndaj Leverkusen

Bayern Munich ka shpartalluar ekipin e Bayer Leverkusen me rezultatin 5-1 në shtëpinë e këtyre të fundit. Ekipi i Julian Nagelsmann e nisi vrullshëm takimin duke shënuar pesë gola në 37 minuta.

Siparin e golave e hapi i përhershmi Lewandowski i cili shënoi që në fillimin e takimit. Ishte po ai që e dyfishoi rezultatin nga një goditje brenda zonës. Për të thelluar edhe më shumë rezultatin mendoi Thomas Muller i cili shënoi golin e qetësisë duke e çuar rezultatin në 3-0.

Megjithatë, bavarezët nuk u ndalën me kaq dhe ishte Serge Gnabry ai që me dygolëshin e tij e fiksoi rezultatin e pjësës së parë në 5-0.

Në pjesën e dytë Bayern Munich u përpoq të administronte lojën dhe të ruante energjitë. Patrik Shick shënoi golin e nderit për vendasit duke e çuar rezulatitn në 5-1. Asgjë më tepër nuk mundën të bënin të zotët e shtëpisë. Kështu, ndeshja u administrua kryesisht nga bavarezët të cilët marrin një tre pikësh që i kthen ata në krye të renditjes një pikë më shumë se Borusia Dortmund. /oversport.tv

BUNDESLIGA- JAVA E 8-TË
BAYER LEVERKUSEN-BAYERN MUNICH
Shënues:
Lewandowski 4’, 30’, Muller 34’, Gnabry 35’, 37’