Bayern zbret në tokë Freiburgun, Arminia surprizon Stuttgartin në shtëpi

Bayern Munich konsolidon pozitat e tij në krye të Bundesligës gjermane, pasi ka mposhtur 2-1 Freiburg në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit. Goretzka ka zhbllokuar sfidën në minutën e 30-të, ndërsa i zakonshmi Lewandowski ka vulosur fitoren e katërt radhazi në Bundesligë, me golin e shënuar në minutën e 75-të.

Goli Haberer në minutat shtesë, nuk i ka shërbyer Freiburgut për të evituar humbjen e parë në kampionat. Gjithsesi sezoni i miqve deri në këtë pikë është shembullor edhe pas kësaj humbjeje Freiburgu qëndron në vendin e tretë në klasifikim.

Bochumi ka arritur një fitore me vlera, pasi ka mposhtur 2-0 në shtëpi Hoffenheimin.

Stuttgarti vazhdon të notojë në ujëra të turbullta dhe merr një tjetër rezultat negativ, pasi surprizohet në shtëpi nga Arminia Bielefeld. Miqtë fitojnë 1-0 falë golit të Okugawa dhe gjejnë fitoren e parë në kampionat këtë sezon.

Wolfsburgu konfirmon momentin e mirë që po kalon, duke marrë një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe përballë Augsburgut. Një gol i Nmecha i ka dhuruar fitoren vendasve, që momentalisht ngjiten në vendin e katërt në renditje.

Bundesliga -Java e 11-të / Rezultatet

Bayern Munich- Freiburg 2-1

Goretzka 30’, Lewandowski 75’/ Haberer 90+2’

Bochum- Hoffenheim 2-0

Novothny 66’, Pantovic 90+7’

Stuttgart-Arminia Bielefeld 0-1

Okugawa 19’

Wolfsburg-Augsburg 1-0

Nmecha 14’