Bayern Munich e ka nisur me humbje vitin, ndaj një ekipi si Borussia M’Gladbach që nuk provonte shijen e triumfit prej pesë javësh.
Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-2, edhe pse kampionët e Gjermanisë që kryesojnë kampionatin kaluan të parët në avantazh.
Robert Lewandowski ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18-të, por festa nuk zgjati shumë.
Neuhaus barazoi pa u bërë 10 minuta kurse Lainer katër minuta më pas (31′) shënoi golin e e përmbysi ndeshjen në favor të Gladbach.
Bayern kishte shumë mungesa në ndeshjen e sotme, për shkak të COVID-19 dhe kishte përshtatur në qendër të mbrojtjes Kimmich, sa për të kuptuar situatën në të cilën ishin. / oversport.tv