Bayerni i beson merkaton një legjende, Rummenigge rikthehet si drejtues te bavarezët

Bayerni i Mynihut arriti që të shpallej kampion në frymën e fundit, duke fituar titullin e 11-të radhazi në Bundesligë, por sezoni i gjigantëve gjermanë nuk ka qenë aspak pozitiv.

Drejtuesit e klubit po mundohen që të sistemojnë situatën pas largimeve të Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, duke rikthyer në drejtim një legjendë të Bayernit.

Sipas “Bild”, Karl-Heinz Rummenigge, që ka qenë drejtor i përgjithshëm i klubit në vitet 2002-2021, do të kthehet si anëtar i këshillit mbikëqyrës për të punuar për blerjen e lojtarëve dhe planifikimin e organikës. / Oversport.tv