Bayerni luajti me 12 lojtarë, federata jep vendimin për sfidën ndaj Freiburg

Federata gjermane e futbollit (DFB) ka rrëzuar apelimin e bërë nga Freiburg gjatë ditëve të kaluara në lidhje me ndeshjen e 2 prillit, të humbur 4-1 përballë Bayern Munich.

Gjatë ndeshjes bavarezët, kur po kryenin një zëvendësim, luajtën për 18 sekonda me 12 lojtarë në fushë. Bayerni e kuptoi gabimin dhe nxori nga fusha e lojës Kingsley Coman.

Rezultati në ato momente ishte 3-1 në favor të kampionëve në fuqi të Gjermanisë, të cilët më pas fituan sfidën 4-1.

Freiburg kishte kërkuar fitoren në tavolinë, por sipas asaj që shkruan “Bild”, DFB ka rrëzuar kërkesën duke lënë në fuqi rezultatin që u arrit në fushë. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter