Bayerni rigjen Kingsley Coman, francezi fillon të stërvitet me grupin

Kingsley Coman ka rifilluar stërvitjen me Bayern Munich, pas operacionit në zemër që bëri javën e kaluar.

Ish-lojtari i Juventusit u operua për shkak të një aritmie kardiake, “një rrahje e lehtë më shumë”, problem që u zgjidh me një ndërhyrje të vogël dhe që do e lejojë lojtarin e kombëtares franceze, që shumë shpejt të jetë në dispozicion të skuadrës.

Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ka komentuar rikthimin e Coman në stërvitjet në grup: “Kingsley vrapon sërish. Jemi shumë të lumtur që u rikthye në fushën e blertë”-ka thënë tekniku, që ka vazhduar duke deklaruar se Coman ka nevojë edhe për disa ditë stërvitje që të arrijë formën optimale, prandaj nuk do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Greuther Furth.

Coman ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në 14 shtator në Champions kundër barcelonës dhe më pas u operua në 17 shtator. /Oversport.tv