Beach Volley: Spanja triumfon në Madrid, vendaset mposhtin në finale dyshen italiane

Spanja është fituese e turit të Madridit, etapës së parë të volejbollit të rërës për femra. Teksa përfaqësuesja spanjolle e meshkujve nuk arriti të kurorëzohej kampion përpara publikut të tyre, kënaqësinë e fitimit të një medljeje të artë, Madridit ja dhuruan dyshja Soria-Gonzales e cila mundi në finale pastër, 2-0 dyshen italiane Menegatti-Gottardi.

Spanjollet e dominuan finale edhe pse në setin e parë hasën rezistencë nga italianet që e çuan rezultatin deri në 19-19. Një gabim në shërbim dhe një top i goditur jashtë i mundësoi Spanjës fitoren e setit të parë.

I dyti ka edhe më pak histori, ndërsa Soria dhe Gonzales dhurojnë spektakël duke fituar me diferencë 21-14 dhe krejt ndeshjen 2-0. Në këtë mënyrë Spanja fiton të artën e parë në këtë turne ndërsa Italia kënaqet me medaljen e argjendtë por edhe të bronzit të siguruar nga suksesi i motrave Orsi Toth që fituan finalen e vogël, për vendin e tretë, përballë një tjetër çifti motrash, asaj austriake, Dorina dhe Ronja Kingler.

Foto: cev.eu