Vazhdojnë largimet nga radhët e skuadrës kampione të Shqipërisë. Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, portieri Visar Bekaj do të largohet nga bardheblutë në ditët e ardhshme.
Mësohet se menaxherët e Bekajt kanë mbyllur marrëveshjen me një klub turk, me shumë mundësi Manisa e Ligës së Parë, aty ku firmosi së fundmi Eros Grezda.
Nga sa është bërë e ditur, bardheblutë përfitojnë 180 mijë euro nga shitja e kartonit, ndërsa portieri do të marrë një rrogë shumë të mirë.
Për të zëvendësuar gardianin kosovar duket se drejtuesit e klubit bardheblu po mendojnë për një emër të njohur të Superiores. Bëhet fjalë për Alban Hoxhën, që nuk ka firmosur akoma me Partizanin dhe që po tundohet nga oferta e bërë nga Tirana. / Oversport.tv