Bekim Balaj në “bokse” edhe sot, Reja duhet të shohë nga sulmuesit e tjerë

Shqipëria përballet me Hungarinë më 9 tetor, një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që do tentojnë minimalisht të mos humbasin në këtë transfertë.

Trajneri Edy Reja do të duhet të mendojë për formacionin në këtë ndeshje dhe t’i bëjë llogaritë pa dy prej lojtarëve të ftuar.

Erion Hoxhallari doli me COVID-19 dhe u largua nga grumbullimi, kurse sulmuesi Bekim Balaj as sot nuk është stërvitur me skuadrën.

Sikurse kuptohet, problemi muskulor që Balaj ka do e pengojë të jetë të paktën në ndeshjen ndaj Hungarisë, edhe pse FSHF ende nuk e ka konfirmuar diçka të tillë. / oversport.tv