Belgjika e Franca presin biletat për Katar 2022, Mali i Zi befason Holandën

Franca dhe Belgjika kanë prerë biletat për në Katar 2022, pasi triumfuan sot dhe matematikisht mbajtën vendet e para në grupet respektive.

Kampionët në fuqi të botës nuk u kursyen kundër Kazakistanit, duke fituar me rezultatin 8-0. Mbrëmja ishte e gjitha e Mbappe, i cili realizoi katër gola.

Dygolësh për Benzema, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjetën edhe Griezmann e Rabiot. Sonte bëri detyrën edhe Belgjika, që likuidoi me rezultatin 3-1 Estoninë. Benteke e Carrasco realizuan dy golat e parë, kurse të tretin T. Hazard.

Uellsi ka triumfuar 5-1 kundër Bjellorusisë dhe i duhet një pikë në ndeshjen e fundit kundër Belgjikës, pasi Çekia nuk besohet se do të bëjë hap fals ndaj Estonisë.

Holanda është surprizuar nga Mali i Zi, pasi barazoi 2-2. Depay shënoi dy gola, por në 10 minutat e fundit Vukotic dhe Vujnovic vendosën baraspeshën dhe vendi i parë caktohet në ndeshjen e fundit.

Holanda pret Norvegjinë e vendit të tretë, që ka vetëm dy pikë më pak. Turqia e vendit të dytë e lua ndeshjen e fundit kundër Malit të Zi dhe i leverdis të fitojë Norvegjia, pasi më tre pikë ndaj malazezëve merr vendin e parë.

EUROPEAN QUALIFIERS

Belgjikë-Estoni 3-1
Shënues:
Benteke 11′, Carrasco 53′, T. Hazard 74’/ Sorga 70′

Uells-Bjellorusi 5-1

Shënues: Ramsey 3′, (pen.) 50′, Williams 20′, Davies 77′, Roberts 90’/ Kontsevoy 87′

Francë-Kazakistan 8-0
Shënues:
Mbappe 6′, 12′, 32′, 87′, Benzema 55′, 59′, Rabiot 75′, Griezmann (pen.) 84′

Mal i Zi-Holandë 2-2
Shënues:
Vukotic 82′, Vujnovic 86′ / Depay (pen.) 25′, 54′