Belgjika ende pa trajner, në skenë del emri i një ish-kampioni bote

Belgjika është ende në kërkim të trajnerit të ri që do të zëvendësojë të larguarin Roberto Martinez. Ky i fundit u largua nga drejtimi i “Djajve” pas aventurës zhgënjyese në Kupën e Botës në Katar, ku Belgjika nuk arriti dot të kalonte fazën e grupeve.

Së fundmi mediat belge kanë bërë me dije se një prej kandidatëve kryesorë për t’u ulur në krye të stolit është legjenda franceze, Thiery Henry. Ky i fundit ka qenë pjesë e stafit të Martinez dhe e njeh mjaft mirë situatën në Kombëtaren belge.

Edhe vetë Henry ka bërë disa hapa para për këtë postë pasi ka folur me drejtuesit e Federatës belge të Futbollit duke i bërë me dije se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kombëtares. Sinjalet e para kanë qenë pozitive, por te Belgjika nuk dëshirojnë të marrin vendime të nxituara dhe kërkojnë të vlerësojnë të gjithë kandidatët e tjerë potencialë. /oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils, Facebook