Belgjika luan tenis me Poloninë, Holanda fiton në ekstrem

Belgjika ka marrë suksesin e parë në Nations League pasi ka mposhtur me përmbysje 6-1 Poloninë në ndëshjen e dytë të grupit 4.

Polakët kanë kaluar të parët në avantazh me Leëandoëskin, por belgët kanë barazuar shifrat në fund të pjesës së parë me Witsel.

Vendasit shënojnë edhe 5 gola në pjesën e dytë, duke vulosur një fitore të thellë dhe të merituar.

Një ndeshje plot emocione zhvillohet mes Uellsit dhe Holandës, me 2 gola të shënuar në kohën shtesë. Janë “tulipanët” ata që fitojnë 2-1 dhe konsolidojnë pozitat e tyre në krye të grupit pas këtij suksesi.

Skocia merr fitoren e parë në grup, pasi ka mposhtur 2-0 Armeninë, ndërsa Ukraina nis aventurën në Nations League me tre pikë, falë suksesit në transfertë përballë Irlandës s Veriut. /oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils, Twitter