Kosova dhe Shqipëria për femra janë mposhtur ditën e sotme. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga Armir Grima, e kanë pësuar me rezultatin e thellë 0-7 nga Belgjika.
Historia e këtij dueli u pa që në fillim, kur Cayman ndëshkoi Shqipërinë, ndërsa më pas De Caigny e rriti epërsinë fillimisht në 2-0 dhe më pas në 3-0. Më pas Blom, një minutë pasi u fut në fushë shënoi një tjetër gol.
Sulmuesi nuk u mjaftua me kaq, pasi e mbylli ndeshjen me tre gola të shënuar në portën e Shqipërisë, ndërsa Wullaert shënoi një gol dhe në fund gjithçka përfundoi 7-0 në favor të Belgjikës.
Kosova, që është në një grup me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit, u mund në shtëpi nga Norvegjia me rezultatin 0-3. Avduli shënoi autogol, kurse Blakstad dhe Utland i mbyllën llogaritë.
WORLD CUP WOMEN – KUALIFIKUESET
Kosova-Norvegjia 0-3
Shënues: Avduli (aut.) 12’, Blakstad 36’, Utland 56’
Belgjikë-Shqipëri 7-0
Shënues: Cayman 6’, De Caigny 26’, 50’, Blom 77’, 78’, 85’, Wullaert 81’
/ oversport.tv