Bellai: I kërkova presidentit dorëheqjen, ishte kënaqësi të punoja këtu

Bylis ka zyrtarizuar teknikun e ri Naxhi Shensoi, duke mbyllur aventurën me Arian Bellai. Ky i fundit ka dalë në konferencë pas mbylljes së bashkëpunimit me skuadrën e Bylisit.

“I kërkova presidentit dorëheqjen dhe pas një bisede të gjatë ramë dakord të dy palët, kjo në të mirë të ekipit, sepse dihet që unë kur kam ardhur këtu, kam vënë në plan të parë marrëdhëniet e mira dhe miqësinë me presidentin Besnik Kapllanaj.

Unë e kam thënë dhe e them sërish, jo vetëm presidenti, por edhe familja e tij, me të cilët kam bashkëpunuar shumë gjatë kësaj periudhe kanë qenë dhe do të jenë miqtë e mi edhe në vijim. Ishte kënaqësi që unë punova në një klub të mirë, por kisha edhe një grup shumë të mirë djemsh.

Uroj më të mirat për ekipin e Bylisit dhe djemtë, duke realizuar synimin që ata kanë, si dhe faleminderit tifozëve për mbështetjen që na kanë dhënë kudo ku kemi luajtur.” – u shpreh Arian Bellai. /oversport.tv