Bellai: Na mungon goli, në pjesën e dytë luajtëm kundër Qirkos që ishte i pakalueshëm

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas barazimit pa gola përballë Teutës.

“Ishte një ndeshje e vështirë, sepse vinim pas 4 humbjeve dhe na duhej patjetër fitorja. Në pjesën e parë krijuam rastet, ndërsa në pjesën e dytë luajtën ne kundër Qirkos. Kemi problem shënimin e golit. Një pikë është pozitive, sepse të paktën nuk humbëm. Këta djem duan qetësi, sepse janë futur në një stres.

Duhet të punojmë me psikologjinë, pasi vemi pranë portës dhe nuk arrijmë që të shënojmë. Nuk ka ekipe që bëjnë diferencën këtë vit. Edhe ndaj Partizanit do të punojmë nga ana psikologjike. Derisa të arrijmë fitoren, që çunat të çlirohen do të bëjmë maksimumin.

A jeni i kënaqur me skuadrën? Besoj se djemtë i kryen si duhet detyrat. Teuta nuk na vuri në rrezik, vetëm në 2 episode. Por Qirko ishte në ditë të shkëlqyer dhe na mposhti në 5 raste ku duhet të shënonim të paktën një gol”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv