Bellai: Në nuk ditëm të shënonim, një gol i Tiranës bëri diferencën

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas disfatës 1-0 përballë Tiranës në “Adush Muça”.

“Jam shumë i kënaqur nga çunat pasi po punojmë gjithë javën për të realizuar golat, më vjen keq për rastet që humbën. Më pëlqeu shumë shpirti dhe loja që zhvilluan çunat, por loja mbyllet kur bie bilbili. Një gol i Tiranës bëri diferencën.

Ne kemi ndeshje që shpërdorojmë shumë por shpresoj shumë që ta përmirësojmë këtë. Ne na mungon goli.

Sulmi? Është hera e dytë që nuk filloi Beji, kishte probleme fizike dhe ne u munduam që të dublonim krahët. Në pjesën e dytë i dha shumë frymë ekipit pasi ju e shikoni që jep 100% çdo ndeshje dhe arriti të godiste shtyllën. Lojtarët që nuk japin maksimumin për ekipin në fushën e lojës duhet dhe të ulen në stol”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv