Bellai: Vllaznia e meritoi fitoren, nuk jemi të rrezikshëm para portës

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas humbjes 2-0 ndaj Vllaznisë në Kupë.

“Luajtëm mirë, por humbëm ndeshjen. Vazhdojmë me të njëjtin avaz, krijojmë raste por nuk shënojmë. Vllaznia luajti me më shumë shpirt se ne, ndërsa ne kundër tyre duhet të jepnim 200%.

Nuk jemi të rrezikshëm para portës, pasi në fund të ditës vlen rezultati. Vllaznia e meritoi fitoren.

Ndeshjet e Kupës ndryshojnë nga ato të kampionatit. Duhet të harrojmë këtë takim, të analizojmë gabimet dhe që sot të mendojmë për Tiranën. Sepse kemi nevojë për pikë në kampionat dhe do të luftojmë deri në fund”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv