Benfica, Verissimo: Shanset për kualifikim janë 50 me 50, edhe Ajax ka të meta

Trajneri i Benficas, Nelson Verissimo ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Ajaxit, e vlefshme për një vend në çerekfinalet e Champions League.

“Do të luajmë një transfertë të vështirë dhe presim që Ajaxi të nisë vrullshëm këtë sfidë. Kundërshtari është shumë i fortë në sulm, por ka edhe disa të meta. Presim një ndeshje të hapur dhe të luftuar.

Mendoj se shanset për kualifikim janë 50 me 50 dhe ne duhet të bëjmë një paraqitje të një niveli të lartë, që të kualifikohemi në çerekfinale”, ka thënë Verissimo. / Oversport.tv

Foto: Sport Lisboa e Benfica Facebook