Benfica ka një president të ri, Rui Costa fiton bindshëm zgjedhjet

Rui Costa është zgjedhur presidenti i ri i klubit të Benfica. Ish-mesfushori ka arritur një fitore të thellë përballë rivalit Francisco Benitez, në zgjedhjet më të diskutuara në historinë e klubit.

Në 117 vite histori, Benfica nuk ka parrë kurrë një ditë si ajo e djeshmja. Gara misdis Rui Costas dhe Francisco Benítezit për presidencën e klubit tërhoqi pjesëmarrjen më të madhe në ndonjë garë elektorale, pasi plot 40.115 anëtarë të klubit votuan, duke thyer rekordin e vitit të kaluar, kur votuan 38.102 anëtarë.

Francisco Benitez ishte zgjedhur si president i Benfikës nga shumica e anëtarëve, duke zëvendësuar Luis Felipe Vieira, që pas 18 viteve në krye të klubit dha dorëheqjen, pasi u arrestua verën e kaluar i akuazuar për mashtrim fiskal.

Ish-presidenti mbështeti hapur Rui Costën në garën presidenciale, ndërsa një grup tjetër drejtuesish, të udhëhequr nga Francisco Benitez, akuzonin ish-futbollistin e kombëtares portugeze se kishte mbyllur sytë në menaxhimin e skuadrës gjatë kohës së presidentit Vieira. / Oversport.tv