Benjamin Mendy në telashe të mëdha, shtohen akuzat për përdhunim

Telashet për Benjamin Mendy nuk kanë të mbaruar. Mbrojtësi i Manchester City është akuzuar ditën e sotme edhe për dy përdhunime të tjera.

Një tjetër grua ka deklaruar se futbollisti francez e ka sulmuar seksualisht. 27-vjeccari po mbahet në paraburgim në Liverpool që në muajin gusht, kur mori akuzat e para.

Në total për Mendy ka gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale. Janë katër femra mbi moshën 16 vjeçe që pretendojnë se janë sulmuar në rezidencën e tij në periudhën mes tetorit të vitit 2020 dhe gushtit të vitit 2021.

Nesër Mendy, dhe një 40-vjeccar mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza, do të dalë Gjykatën e Magjistraturës së Stockoport.

Një seancë tjetër është parashikuar për në janar, më datë 24,por mund të shtyhet prej akuzave të reja./ oversport.tv