Bennacer mbyll para kohe sezonin, mesfushori duhet të operohet në gju

Përfundon para kohe sezoni për Bennacer. Mesfushori i Milanit u dëmtua në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, që kuqezinjtë humbën 2-0 përballë rivalëve të Interit.

Kontrollet e specializuara të kryera gjatë ditës së sotme kanë evidentuar një dëmtim në gjurin e djathtë. Shqetësim që e detyron lojtarin që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale dhe për pasojë do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Interit në Chammpions të martën e ardhshme, por edhe në sfidat e mbetura në kampionat.

Sipas pritshmërive ndërhyrja do të bëhet të premten ose të shtunën. Mesfushori u largua nga “San Siro” me paterica pas disfatës përballë Interit. / Oversport.tv