Bentancur: Conte një teknik i madh, do të përmirësohem akoma më shumë

Rodrigo Bentancur është i impenjuar me skuadrën e Uruguait në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe nuk ka patur akoma mundësi që të nisë aventurën e tij të re në Londër, tek skuadra e Tottenhamit.

Mesfushori ka dhënë deklaratën e tij të parë si një lojtar i ri i klubit anglez dhe fjalët e para kanë qenë për Antonio Conten.

“Conte është një teknik i madh, kërkon 150% nga lojtarët e tij dhe nga ai do të mësoj shumë: do të më përmirësojë mendërisht, është një motivim i madh për mua”, ka thënë Bentancur.

“Do të bashkohem me një klub të madh me lojtarë të mëdhenj. Jam shumë i lumtur edhe për interesimin që pati klubi ndaj meje. Do të jetë një nder të vesh këtë fanellë: e kam dashur gjithmonë Premier League dhe tashmë kam mundësinë që të luaj së bashku me lojtarë të një niveli të lartë”, ka shtuar mesfushori.

Aventura në kampionatin anglez: “Do të më ndihmojë shumë të rritem si lojtar dhe do të jap maksimumin që të përfaqësoj sa më mirë Tottenhamin.

Jam një lojtar taktik, që pëlqen të plotësojë hapësirat e lira, që do të rifitojë topin dhe ta spostojë përpara me shpejtësi. Duhet të përmirësohem dhe e di që mund ta bëj”, ka përfunduar Bentancur. / Oversport.tv