Tre penallti të dhëna, dy të kthyera në gol dhe Real Madrid reagon kundër Celta Vigo pas humbjes në El Clasico. Madrilenët triumfuan me rezultatin 2-1 në një transfertë të vështirë, që e zhbllokuan që në minutën e 18-të me anë të Benzema.
Sulmuesi francez nuk fali me penallti dhe kaloi Realin në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Galhardo shtangu kryesuesit, që u çliruan nga VAR-i dhe goli nuk kishte vlerë. Celta Vigo gjithsesi besonte.
Nolito shënoi në fillim të pjesës së dytë. Real Madrid më pas fitoi dy penallti të tjera. Në minutën e 64-të portieri i skuadrës vendase e ndaloi Benzema, kurse pesë minuta më pas nuk ia doli dhe Reali mori tre pikët.
NDESHJET E TJERA – Getafe ka marrë tre pikë që i vlejnë shumë për mbijetesën, madje ndaj Mallorca që e ka rival direkt. Kjo ndeshje u vendos nga një gol i shënuar nga Borja Mayoral, ndërkohë që më parë Unal ishte ndalur nga pika e bardhë prej portierit Sergio Rico.
Levante ka lënë vendin e fundit në klasifikim, pasi mposhti me shifrat 2-0 skuadrën e Villareal. Ekipi nga Valencia iu fal sulmuesit Morales, duke shënuar dy herë në portën e “nëndetëses së verdhë”.
LALIGA – JAVA 30
Getafe-Mallorca 1-0
Shënues: Mayoral 82’
Levante-Villareal 2-0
Shënues: Morales 69’, 90+1’
Celta Vigo-Real Madrid 1-2
Shënues: Nolito 53’ / Benzema (pen.) 18’, (pen.) 69’
Foto: Real Madrid C.F.