“Jam kthyer në kombëtare për të fituar një titull”. Janë këto fjalët e Karim Benzema, në një intervistë ekskluzive për “L’Equipe”, që ka hapur faqen e parë me fjalët e sulmuesit të Realit të Madridit.
Benzema, i rikthyer në kombëtare nga Didier Deschamps në Euro 2020, shpreson që të fitojë trofeun e tij të parë me fanellën e Francës, duke synuar Nations League, që do të luhet këtë të mërkurë.
Fituesit e sfidave Itali-Spanjë dhe Belgjikë-Francë do të përballen në finalen e madhe që luhet të 10 tetor.
Benzema ka folur edhe për shokun e tij në kombëtare Kylian Mbappé: “E ka thënë vetë ai, që do të provojë një aventurë të re. Një ditë do të luajë për Realin e Madridit, nuk e di se kur do të ndodhë, por është vetëm çështje kohe”.
Të dy sulmuesit e Francës, mund të bëhen shokë skuadre në Madrid, por aktualisht duhet të fokusohen tek ndeshjet e radhës së skuadrës kombëtare. /Oversport.tv