Benzema: Dua të luaj përkrah Mbappe, do të shënonim dyfishin e golave

Gjatë një interviste të publikuar për edicionin e sotëm të L’Equipe, qendërsulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema shprehu dëshirën e tij për të luajtur me bashkëkombësin e tij Kylian Mbappe. Ky i fundit aktivizohet te Paris Saint-Germain, por afrimi i tij në Madrid në verë konsiderohet i sigurt.

“Ne shkojmë mirë me Mbappen sepse e dimë se çfarë do të bëjë tjetri. Për shembull, ne të dyve na pëlqen të shkojmë në të majtë, por kurrë nuk e bëjmë të dy në të njëjtën kohë. Nëse njëri e bën, tjetri futet në qendër ose sulmon thellësinë. Më pëlqen të luaj me të në kombëtare dhe do të doja të luaja me të edhe në klub, mendoj se do të shënonim dyfishin e golave. Ose ndoshta edhe trefishin!”.

CHAMPIONS LEAGUE- “Unë shikoj shumë ndeshje. Manchester City e mban shumë topin dhe ka një kontroll të gjatë në gjysmëfushën kundërshtare. Të luash kundër tyre është çështje strategjie. Liverpooli është shumë i mirë sidomos në shtëpi, me tifozët dhe lojtarëve me aftësi të mira individuale. Bayerni është një ekip që shënon por edhe vuan shumë, ndonjëherë përballet me kundërsulme ku ka dy mbrojtës kundër katër sulmuesve. Skuadra që më trembi më shumë ishte Paris Saint-Germain”. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook